Rashit Qalaj, ish drejtor i Policisë i ftuar në FRONTAL në T7, ka folur për vrasjen e policit Lika në Kaçanik, duke thënë se vrasja është kryer nga një strukturë e organizuar kriminale, shkruan Gazeta Express.
Ai ka thënë se është me rëndësi se ata që janë të dyshuar janë arrestuar.
‘‘Një strukturë e organizuar kriminale. Vrasje me paramendim por prapë mbetet ëtë dëshmohet. Puna me e madhe që ta bëjë policia e Kosovës që ato që i kemi pa në kërkesën e prokurorit të jenë me të vërtetë 100 për qind të sakta. Duhet vërtetohet duhet punuar ende, më rëndësi është që ata dyshohen janë brenda. Dhe ky arrestimi i sodit, e di nuk është lidhur direkt por mund të ndihmojë në zbulimin e këtij rastit’’, ka thënë ai.
Ai ka thënë edhe se nuk është dashtë që i tërë fokusi të jenë në pjesën veriore të Kosovës, porse të ketë koncentrim edhe në pjesët e tjera.
‘‘Fillimisht policia e Kosovës e ka quajtur operacion parandalues, por që ka ndodhur pas vrasjes së rreshterit. Fokusi kryesor në strategjinë për parandalimin dhe luftimin e terrorizimit, ka një ndryshim,, nuk është më ekstremizmi fetar por ai etnik. Policia e Kosovës ka kapacitete, dhe nuk është dashur të jetë vetëm në veri, por një pjesë të jenë të përfshira edhe në masa parandaluese. Është dëmtuar edhe Kaçaniku’’, ka shtuar ai.
Tutje, ai ka shtuar edhe se, duhet që Bashkësia Islame të jetë partnerë.
‘’Duhet të jemi të kujdesshëm. Institucionet e Kosovës duhet të jenë shumë e kujdesshme sa i përket ekstremizmit të gjitha llojeve. Ne duhet ta konsiderojmë dhe kërkojnë nga Bashkësia Islame që të jetë partnerë’’, ka shtuar ai.