Një aksion i gjerë policor është zhvilluar dje në Kaçanik, i lidhur me vrasjen e rreshterit të policisë, Muhamed Lika, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga rasti janë arrestuar shtatë persona, njëri prej të cilëve ishte pjesëtar i FSK-së.

Ish pjesëtari i FSK-së në vitin 2022 ka kërkuar vet që të tërhiqet. Këtë e ka konfirmuar ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Rilind Murati, ka shërbyer në FSK për 1 vit. Dhe në vitin 2022 është demobilizuar”, ka thënë Maqedonci për Kallxo.

Të arrestuarit u raportua se janë Rejan Bela, Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Diamant Gashi dhe Vatan Çaka