Policia e Kosovës i ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për “planifikimin dhe kryerjen e vrasjes” së rreshterit Muhamed Lika, gjatë një aksioni të gjerë policor mëngjesin e së hënës.
Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se në aksionin e sotëm policor lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit policor Muhamed Lika është arrestuar edhe një ish-pjesëtarë i FSK-së.
“Deri më tani s’ka persona nga Policia e Kosovës të arrestuar. Është një person i arrestuar i cili ka qenë ish-pjesëtar i FSK-së. Është një armë me leje që është konfiskuar. Duhet parë se në çfarë cilësie i ka mbet ajo armë pasi janë bastisur shumë prona”, tha Hoxha.
Në total në këtë operacion kanë marrë pjesë rreth 170 zyrtarë policorë.