Arkimed Lushaj – Stresi ka mbështetur Gjestin që nga fillimi i Big Brother VIP Albania 4.
Ai ka komentuar situatën e Joz Markut me fituesin e këtij edicioni, incident që ndodhi një javë më parë.
I njëjti thotë se Jozi në rend të parë ka qenë bari delesh dhe është marrë më kullotë.

“Në radhë të parë ka qenë bari delesh, është marrë me dele, me kullota me lopë andej ku ka ndenjur. Ia kam thënë edhe kur të jetë prezent. Bari nuk është ofendim”, u shpreh ai.
Moderatori Ronaldo Sharka i kërkoi që të mos e ofendonte në këtë mënyrë.
“S’kam asgjë të komentoj, ia ka lënë publikut e di vetë ta gjykojë, nuk ka qenë gjest i hijshëm dhe kaq”, tha ndër të tjerash.
Gjesti vlen të ceket se u shpall fitues duke marrë kështu plot 100 mijë euro.