Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, sot u mbajt Akademia Përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së Komandantit Gani Imeri. Në nderim të tij, paraprakisht u bënë homazhe te varri i komandantit në Dumnicë të Epërme, ku morën pjesë bashkëpunëtorë dhe qytetarë të shumtë.

Kjo akademi përkujtimore ishte një nderim i merituar për njërën nga figurat më të rëndësishme të luftës për lirinë e Kosovës. Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete të shumta politike dhe publike, ndër ta kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, deputetë të Kuvendit të Kosovës, si dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, lider i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Organizatori i ngjarjes falënderoi veçanërisht kolegët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe gjithë pjesëmarrësit që nderuan me praninë e tyre këtë aktivitet.

Lavdi e përjetshme Komandantit Gani Imeri dhe gjithë dëshmorëve të Kosovës!