Një person i moshës 42-vjeçare me inicialet SH.M. është gjendur sonte pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Avdyl Rama”, në Suharekë.

Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë rajonale për Priren, ka thënë për KosovaPress se policia është njoftuar në lidhje me rastin rreth orës 19:40.

“Policia është njoftuar nga urgjenca e Suharekës se është pranuar një trup i pajetë. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas vëllait të viktimës, dyshohet për vetëvrasje”, ka thënë Gashi.

Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Kujtojmë, vitin e kaluar në Kosovë sipas të dhënave të policisë janë regjistruar 18 vetëvrasje, ndërsa në vitin paraprak 2023 ky numër ishte i madh – 41.