Instituti i Kosovës për Drejtësi ka përgatitur një shkresë të dorëheqjes, të cilën e dorëzuan në Kuvend. Sipas IKD-së, ky është një model i dorëheqjes që do t’ i ofrohet secilit qeveritar për ta nënshkruar dhe për të dhënë dorëheqje në kohën e duhur, raporton Ekonomia Online .
Më herët, në konferencë për media, Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerësoi se nga momenti i dhënies së betimit si deputet në asnjë rrethanë një person nuk mund të jetë pjesë e kabinetit qeveritar, qoftë ai kryeministër apo ministër.
