Inspektorati Policor i Kosovës, të shtunën, ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor nga Gjilani, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Zyrtari policor, për të njëjtat dyshime, është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Disa ditë më parë hetuesit e Inspektorat Policor të Kosovës kanë pranuar një ankesë nga një qytetare nga Gjilani e cila pretendonte se një zyrtar policor (i cili ishte i fejuari i saj) ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj”.
“Në kuadër të veprimeve të natyrës administrative dhe në interes të hetimit, IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij”, thuhet në njoftimin e IPK-së.