Gjatë vikendit në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, të shtunën moti do të jetë me diell dhe me vranësira ë shpërndara.
“Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Kurse, të dielën parashihet që temperaturat maksimale të ditës të lëvizin në mes 19 dhe 24 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius”, bëri të ditur IHMK-ja, transmeton Klankosova.tv.
Në ditën e fundit të kësaj jave, IHMK-ja tha se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja, e lehtë deri mesatare.