Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim familjarët e viktimave të Masakrës së Poklekut në përvjetorin e 26-të.

Bëhet e ditur se Osmani bashkëbisedoi me familjarët e viktimave për rëndësinë e kujtesës për të gjithë viktimat dhe domosdoshmërinë e kërkimit të drejtësisë.

“Në takim, Presidentja Osmani theksoi se Masakra e Poklekut, ku u vranë 54 qytetarë nga regjimi gjenocidal i Serbisë, mbetet plagë e hapur për shoqërinë tonë dhe kujtesë e përhershme që kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional për t’i sjellur autorët para drejtësisë”.

“Presidentja Osmani nënvizoi se drejtësia për viktimat është obligim i vazhdueshëm dhe se kërkesa për drejtësi është  ngritur në çdo forum ndërkombëtar”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, e para e shtetit ritheksoi përkushtimin e saj për të mos lejuar që këto krime të harrohen dhe për të vazhduar luftën për drejtësi, në nderim të kujtimit të viktimave për të ardhmen e vendit.