Presidentja Vjosa Osmani u ka ndarë Titullin “Nderi i Republikës”të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqit, Shyhrete Tahirit dhe Ramadan Nishorit, shkruan Reporteri.net.

Osmani ka thënë se të mbijetuarit u shndërruan në nderin e shtetit dhe kombit.

“Sot, me krenarinë më të madhe, i ndava Titullin “Nderi i Republikës”, Vasfije Krasniqit, Shyrete Tahirit dhe Ramadan Nishorit. Duke përdorur aktin më mizor gjatë luftës, dhunimin seksual, regjimi i Millosheviqit mendoi se do të çnderonte mijëra viktima të luftës, por me guximin e tyre, të mbijetuarit u shndërruan në nderin e shtetit, nderin e kombit, NDERIN E REPUBLIKËS! ”, ka shkruar Osmani.