Të enjten për herë të dytë dështoi seanca për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pas përfundimit të takimit konsultatim me përfaqësuesit e partive politike, tha se nuk pati konsensus që të procedohet tutje me seancën në fjalë.

“U panë qëndrimet aktuale, partite politike braktisën seancën konsultuese, fatëkeqësisht nuk pati konsensus për sot”.

Pse dështoi seanca e parë?

Seanca e parë u ndërpre të martën për shkak të moskalimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.

Ky raport i mori veç 52 vota nga 61 sa është e nevojshme për të kaluar.

Vetëvendosje dështoi në përpjekjen e parë, pasi që verifikimit të mandateve nuk iu dha “drita e gjelbër” nga partitë që ishin në opozitë në legjislaturën e kaluar.

Ata kërkuan shprehimisht dorëheqjen e Albin Kurtit dhe kabinetit qeveritar, të cilët e kanë fituar mandatin e deputetit.

Pas dy tentative për konstituimin e Kuvendit , të shtunën vjen e treta.

Se a do t’i ketë votat e nevojshme për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit si dhe Qeverinë mbetet të shihet nesër nga ora 12:00 kur edhe mblidhet parlamenti për herë të tretë