Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veturë dhe një motoçiklete në fshatin Terstenik të Drenasit.

Klankosova.tv ka mësuar se viktima është rreth 25-vjeç, dhe quhet Aldion Mulaj. I ndjeri kishte ardhur sot për pushime në Kosova nga Austria.

Vdekjen e të ndjerit e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se edhe një person tjetër është lënduar nga aksidenti, viktima dhe i lënduari të dy ishin në motoçikletë kur ndodhi e gjithë ngjarja.

Image