Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca konstituive do të mbahet të shtunën në ora 12:00.

Kjo seancë është vazhdim i seancës e cila u ndërpre sot dhe të martën.

Sot kryesuesi Dehari tha se disa nga përfaqësuesit e partive politke braktisën takimin konsultativ të thirrur nga ai.

Ai tha se do të mblidhen sërish brenda 48 orëve, saktësisht më 19 prill, në ora 12:00, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Në sallë janë 100 deputetë. Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën takimin. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, me shpresë që deri atëherë do të ketë pajtueshmëri”, tha Dehari.