Albin Kurti ka dhënë dorëheqje sot nga posti i kryeministrit. Kështu ka deklaruar vetë ai përmes një letre drejtuar Sekretariatit të Kuvendit të Kosovës.

Albin Kurti dhe ministrat e tij gjatë ditës së sotme kanë dhënë dorëheqjeje nga pozitat shtetërore. Ata tashmë janë deputetët të Kuvendit të Kosovës, edhe pse sot nuk është bërë betimi.

Por, edhe pse Qeveri e dorëhequr, Kurti ka thirrur nëser një mbledhje qeveritare, shkruan Demokracia.com.

Në rend të ditës janë gjithsej 11 pika, në të cilat tregohet se do të merren disa vendime, si; emërime të bordeve, shpronësime të pronave etj.

Mbledhja e Qeverisë do të mbahet nesër në ora 10:00.

“Mbledhja e 258-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës mbahet më 16.04.2025, në orën 10:00, ndërtesa e Qeverisë, salla P-31”.

Ky është rendi i ditës me 11 pikat e parapara:

  1. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e ekstrakteve të Procesverbaleve dhe të Transkripteve të mbledhjeve 251 dhe 254 dhe ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjeve: 250, 252, 253, 255 dhe 256 elekfronike/korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës
  2. Shqyrtimi Propozim-vendimit për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike”Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor Shi A”, Prizren (ZKM)
  3. 3, Shqyrtimi ikërkesës për huamarrje për N. P. “Telekomi i Kosovës Sh, subjekt i aprovimit nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT)
  4. 4, Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e rialokimin e mjeteve buxhetore në  MinistTinë e Zhvillimit Rajonal në pajtim me Marrëveshjet dhe Aneks Marrëveshjet e
  5. Mirëkuptimit për projektet kapitale të nënshkruara nga MinistTi i MZhR-së dhe Kryetarët e Komunave (MZhR)
  1. Shqyrtimi i Draftit të Planit të Veprimit 2025-2026 për zbatimin e Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës-2022-2026 (ZKM)
  2. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Grupit koordinues për Mishngrënësit e Mëdhenj: Ariun e murrmë, Rrëqebullin dhe Ujkun (MBPZhR)
  3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Grupit Intervenues për Mishngrënësit e Mëdhenj: Ariun e murrmë, Rrëqebullin Ballkanik si dhe Ujkun (MBPZhR)
  4. Shqyrtimi i kërkesës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, në ndërmarrjet shoqërore ”NBI Suhareka” dhe “KB Malisheva” (MFPT)
  5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish shoqërore për nevoja të Institucioneve Qendrore të Sigurisë së Republikës së Kosovës në Komunën e Prizrenit dhe Malishevës (MMPHI)
  6. 10, Shqyrtimi i Propozim-vendimit për bartjen e së drejtës së shfrytëzimit dhe ndryshimin e shfrytëzuesit në ngastrat që ndodhen në Komunën e Junikut, në përputhje me mënyrën e shfrytëzimit, kohëzgjatjen dhe kompensimin e pyjeve clhe tokës pyjore (MKRS).
  7. Te ndryshme /Demokracia.com/.