Sot (e martë) do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Seanca është paraparë të nisë nga ora 10:00 ku në rend dite janë 4 pika: Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, Betimi i deputetëve, Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Lëvizjes Vetëvendosje, të cilës si parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit i takon posti i kryetarit të Kuvendit nuk e ka bërë të ditur emrin e kandidatit për këtë postë, ndonëse zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilija Rexhepi ka thënë se ky subjekt politik tashmë e ka emrin.
LVV ndonëse është shprehur e bindur se do ta formojë qeverinë nuk ka arritur ndonjë marrëveshje me paritë shqiptare, ndërsa mbështetje ka marrë nga shumica e deputetëve të komunitetit joserb.
Nisma Socialdemokrate është përfolur si partnerë për qeverisje e Kurtit.
Por, kryetari i saj, Fatmir Limaj një ditë para seancës tha se nuk kanë marrëveshje me askënd për formimin e qeverisë, shkruan teve1.info
Ai është shprehur i hapur për bashkëpunim duke thënë se dita e martë mund të sjellë zhvillime të reja.
Nga partia e dytë e dalë në zgjedhjet e 9 shkurtit, PDK, u tha se nuk do të marrin pjesë në votim, nëse për kryeministër nuk është kandidati i tyre, Bedri Hamza.
Deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Mërgim Lushtaku u bëri thirrje partive opozitare të mbajnë premtimin e dhënë për mosbashkëpunimin me Kurtin.
Kundër votimit të kryetarit të Kuvendit nga LVV dhe qeverisë është shprehur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Por, nga AAK kanë thënë se konstituimi i Kuvendit duhet të ndodhë. Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj të hënën tha se në praktikë nuk kanë penguar asnjëherë konstituimin e Kuvendit.
Për seancën e së martës, Eugen Cakolli nga KDI ka paraparë se mund të ndodhin tre skenare.