Një person është therur me thikë sot rreth orës 17:00 në Fushë Kosovë.

Incidenti ka ndodhur konkretisht në rrugën “Elez Berisha”.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se është arrestuar një person i dyshuar.

“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti