Kompania lidere e udhëtimeve, Eurokoha, do të marrë pjesë në edicionin e radhës të panairit të turizmit “Kosova 2025”, që do të mbahet më 10 dhe 11 prill në Prishtina Mall.

Për dy ditë me radhë, nga ora 11:00, vizitorët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me ofertat më të mira të udhëtimeve për sezonin veror, paketat turistike të personalizuara dhe destinacionet më të kërkuara në botë – të gjitha të sjella nga Eurokoha me çmime ekskluzive vetëm për ditët e panairit.

Pjesëmarrja e Eurokohës në këtë panair vjen si dëshmi e përkushtimit të saj për të sjellë cilësi dhe inovacion në fushën e turizmit, duke ofruar përvoja unike për udhëtarët nga Kosova dhe më gjerë.

Mos e humbisni rastin të vizitoni stendën e Eurokohës, ku ju presin surpriza, dhurata promocionale dhe këshilla profesionale nga ekipi i përkushtuar.

Eurokoha për tri dekada lidh Kosovën me qendrat kryesore të Evropës, ndërsa njihet si kompania më serioze sa u përket udhëtimeve dhe pushimeve drejt Turqisë me fluturime direkte nga Prishtina, Tirana dhe Shkupi.

Kujtojmë se panairi organizohet nga Unioni i Turizmit të Kosovës – UTK.

https://www.facebook.com/watch/?v=590999200621189