Aktori dhe gazetari Ermal Rexha ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Teatrit me një video performancë, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për rolin e teatrit në shoqëri.
Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se teatri nuk është thjesht argëtim, por një mjet i rëndësishëm për të kuptuar realitetin, për të sfiduar normat dhe për të nxitur ndryshime.
“Teatri u jep zë të heshturve, denoncon padrejtësitë dhe shpreh ndjenjat që fjalët e zakonshme nuk mund t’i bartin,” ka shkruar Rexha, duke vënë theksin te rëndësia e kësaj forme arti si pasqyrë e shoqërisë.
Ai ka paralajmëruar se një shoqëri që e injoron teatrin, në fakt, “shuan dritën e shpirtit të saj dhe zbeh fuqinë e mendimit.”