Ka përfunduar aksioni policor në 21 lokacione në veri dhe jug të Mitrovicës, kundër krimit të organizuar.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, i cili bëri të ditur se në këtë aksion janë arrestuar 16 persona.
Preteni gjithashtu njoftoi se me vendim të prokurorit, 13 nga 16 të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.