Adriatik Berisha, doktori i Haxhi Thaçit tashmë i ndjerë, ka treguar në “Frontal” të T7, për raportin që u dërgua në Gjykatën Speciale e që i mundësoi Hashim Thaçit të vizitonte babain e tij javën e kaluar.
Ai ka thënë se ai nuk kishte të drejtë të dorëzonte kërkesë, por e bëri një raport të detajuar.
“Unë e kam lëshu një raport mjekësor të detajuar që tregon për gjendjen e pacientit, profesionalisht të rregullun dhe të bazun në fakte që ka fol për gjendjen e rëndune të pacientit”, ka thënë ai.