Gazetari Arsim Lani është lidhur direkt nga ambientet e QKUK-së, aty ku pak orë më parë vdiq babai i presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi.

Gazetari Lani, i cili ka biseduar me familjarë të presidentit Hashim Thaçi, tregoi se çfarë kishte thënë babai i Thaçit pasi pa të birin.

“Babai i Thaçit pasi e ka takuar Hashim Thaçin ka thënë se më nuk ka nevojë të marrë medikamente sepse ka konsideruar se është shëruar në momentin që e ka parë Hashim Thaçin sërish”, tha Lani në një lidhje direkte për T7, transmeton Express.

Ai shtoi se nuk dihet ende kur do të mbahet ceremonia e varrimit sepse varet nëse Gjykata Speciale do t’i jap leje Thaçit të vijë në Kosovë.

“Nuk dihet kur do të ndodhë varrimi, është një procedurë dhe leje që do të kërkohet që Thaçi të vijë në ceremoninë e varrimit, nuk dihet ende si do të procedohet….Haga ka qenë e shtrënguar edhe për t’i dhënë leje për ta parë”, tha Lani.