Pas denoncimit të blogeres Klea Prenga, e cila akuzoi publikisht në rrjetet sociale Antonela Berishën dhe të motrën se janë përgjegjëse për dhunimin brutal të saj teksa ka qenë duke konsumuar darkën në një restorant, vjen reagimi nga Policia e Tiranës.

Kjo e fundit ka shpallur në kërkim dy motrat, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë 24-vjeçare, duke i shkaktuar asaj dëmtime të mëdha. Ka qenë e reja që ka postuar edhe fotot pas sulmit, ku shfaqet e mbuluar në gjak ndërsa ka një çarje të madhe në njërën prej faqeve.

KUJDES! PAMJE TË RËNDA/ Dhu*nimi i blogeres në mes të

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal.

Këto dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë.”, sqaron policia.