Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka njoftuar se pritet që rritja mesatare e tarifave për konsumatorët të jetë rreth 15 %, njofton Klankosova.tv
“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar Raportet Konsultative që lidhen me të hyrat maksimale të lejuara për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT), Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS), dhe furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU)”, njofton ZRRE.
Sipas ZRrE-së, publikimi i Raporteve Konsultative për të Hyrat Maksimale të Lejuara përbën një hap të rëndësishëm në procesin e përcaktimit të tarifave dhe ka për qëllim të sigurojë mundësinë për përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në këtë proces të rëndësishëm.
ZRrE e konsideron konsultimin publik si një element kyç në zhvillimin e poktikave të qëndrueshme dhe transparente në fushën rregullative.
“Në këtë kuadër, ZRrE fton ndërmarrjet e rregulluara, konsumatorët dhe të gjitha palët e tjera të interesuara që të shqyrtojnë të dhënat dhe pikëpamjet e përfshira në Raportin Konsultativ dhe të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre”, njofton Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE).