Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dje qëndroi për një vizitë tri orëshe te  babai i tij i sëmurë i cili ndodhet në QKUK.

Me të dëgjuar për ardhjen e tij nga Haga qytetarë të shumtë si dhe personeli mjekësorë, dolën në oborrin e QKUK’së për ta përshëndetur.

Një detaj i çuditshëm ndodhi dje përderisa Thaçi po largohej nga spitali në QKUK, ai u përshëndet dhe u përqafua me një mjek.

Një pjesëtar i sigurimit të Speciales ndërhyu ashpër, duke ia bërë një shenjë me gisht mjekut.

Por një detaj tjetër që nuk u pa dje gjatë raportimit të mediave për këtë vizitë të bujshme, ishte pjesa kur polici i Speciales kthehet edhe njëherë për ta qortuar doktorin Adriatik Berisha, transmeton Periskopi.

Momentin mund ta shikoni në videon e publikuar nga portali Magazina, minuta 1:25.

Kujtojmë se Thaçi u refuzua nga Specialja katër herë për vizitë.

Gjykata vlerësonte se gjendja e babait të Thaçit nuk është aq e rëndë.

Ardhja është mbajtur krejtësisht fshehtë nga gjykata për shkak se, sipas Prokurorisë, Thaçi ka ndikim të madh politik në Kosovë.

Thaçi së bashku me ish-krerët e tjerë të UÇK’së po mbahet në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.