Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka njoftuar nuk do të shpallen rezultatet finale të zgjedhjeve të 9 shkurtit, pasi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë paraqitur tri ankesa, shkruan Periskopi.
Periskopi merr vesh nga burimet brenda PZAP se Vetëvendosje është partia që ka bërë tri ankesat.
Kështu do të vonohet edhe procesi i certifikimit të rezultateve derisa PZAP të marr vendim për ankesat.
“KQZ është njoftuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se në këtë institucion janë paraqitur tri ankesa nga një subjekt politik. Andaj, KQZ do të presë vendimmarrjen e PZAP-it dhe eventualisht edhe të Gjykatës Supreme para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025”, tha Elezi për Periskopin.