Isak Neziri, kandidat i PDK-së për deputet, ka takuar sonte një grup qyetarësh nga Fushë Kosova. Në këtë rast, Neziri ka biseduar dhe është fotografuar me njërin prej taksistëve me të mirë të Fushë Kosovës, Naim Rukollin.
Bashkë me kandidatët tjerë për deputetë, Neziri tha se me qytetarët kanë diskutuar për planin qeverisës të Bedri Hamzës.
“Sonte në Fushë Kosovë na bëri bashkë veterani i luftës çlirimtare, Nagip Mehmeti. Bashkë me kandidatët për deputetë Aulona Syla, Jakup Nura dhe Bekim Haxhiu, diskutuam për planin tonë qeverisës dhe morën përkrahje të jashtëzakonshme. Faleminderit shumë Fushë Kosova!”, ka shkruar Neziri.