Sot ka përfunduar afati për konvertim të patentë shoferëve të lëshuara nga strukturat ilegale të Serbisë.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, për KlanKosova.tv tregoi se numri i përgjithshëm i konvertimeve është 6 mijë e 509.
Ai po ashtu shtoi se në dy ditët në vazhdim do t’u jepet afat atyre që hasen me patentë shoferë të pa konvertuar, pra, do të njoftohen se nuk mund të qarkullojnë më, e më pas nga e hëna do të shqiptohen edhe gjobat, pasi tani kjo llogaritet kundërvajtje, e deri më sot ka qenë proces politik.