Agjencia për Informim dhe Privatësi e ka dënuar ndërmarrjen publike KRU “Gjakova”, e cila drejtohej nga Hasan Krasniqi, bashkëpartiak i Mimoza Kusari-Lilës, për mungesë transparence në lidhje me dokumentet publike.
Vendimi është lëshuar më 21 mars 2025 dhe përfshin një gjobë prej 3 mijë eurosh ndaj kësaj ndërmarrjeje publike, pasi një OJQ kishte kërkuar qasje në dokumentet për tenderin “Furnizim me dy kamioneta për nevojat e mirëmbajtjes”, por kërkesa ishte refuzuar nga KRU Gjakova.


